A e dini pse tastet F dhe J janë ndryshe nga të tjerat në tastierë?

  • G.g /
  • 27 July 2020 - 14:01
A e dini pse tastet F dhe J janë ndryshe nga të tjerat në tastierë?

Shumë njerëz, me orë të tëra qëndrojnë para kompjuterit duke shtypur shkronjat në tastierat e tyre, pa vërejtur detajet që përmbajnë tastet përreth.

Shkronjat ‘J’ dhe ‘F’ në tastierë janë të ndryshme nga të tjerat, pasi kanë nga një “kreshtë” të vogël sikurse numri pesë në anën e djathtë të tastierës.

Pse ndodh kjo?

Përgjigja: Taste të ndryshme shërbejnë si dalluese, apo si shkronjat orientuese për të ashtuquajturit “shkrimtarët e verbër”, domethënë “të shkruarit”.

Pra bëhet fjalë për tastet përmes së cilave, njerëzit që shkruajnë mund të orientohen pa shikuar tastierën.

(Kosova Sot Online)