Ky është traktori më i madh në botë

  • A.P /
  • 28 July 2020 - 15:46
Ky është traktori më i madh në botë

Ndërrimi i gomave të veturave është gjë e zakonshme, pasi shumica i ndërrojnë ato dy herë në vit, por ndërrimi i gomave të traktorit më të madh në botë, ashtu siç shihet në video, është një sfidë në vete.

I quajtur Big Bud 16V-747 është një ikonë në bujqësi, pasi është më i madhi në botë.

Ky traktor është ndërtuar në vitin 1977 nga Ron Harmon dhe ekipi i kompanisë Montanna në Kaliforni për lëvrim të tokës ndërsa ka 1,100 kuajfuqi.

Për shkak se është i veçantë, ndërrimi i gomave të Big Bud, ashtu sikurse çdo pjese tjetër është e vështirë, pasi ato duhet të prodhohen posaçërisht për të.

Big Bud tani, pas 43 vitesh punë, i janë ndërruar gomat për herë të parë, të cilat janë të bëra posaçërisht për të.


(Kosova Sot Online)