Konferenca më e madhe e teknologjisë në vitin 2021 do të organizohet virtualisht

  • E.K /
  • 29 korrik 2020 - 08:43
Konferenca më e madhe e teknologjisë në vitin 2021 do të organizohet virtualisht

Një prej konferencave më të mëdha të teknologjisë në botë, CES (The Global Stage for Innovation) vitin e ardhshëm do të organizohet virtualisht.

Evenimenti i cili mbahet në Janar në Las Vegas, tërheq vëmendjen e shumë firmave të mëdha të teknologjisë.

Por për shkak të shqetësimit të rritjes së rasteve me koronavirus, organizatorët thanë se në 2021 do të jetë një eksperiencë dixhitale.

Me këtë vendim i bashkohet një numri të konsiderueshëm konferencash të teknologjisë të cilat kanë kaluar në organizim virtual përfshirë Web Summit në Nëntor apo TED.

Vendimi i CES për një aktivitet të gjithin dixhitale është një sinjal i qartë për mbarë komunitetin e teknologjisë dhe organizatorëve të evenimente të ngjashme në mbarë botën. 

(Kosova Sot Online)