Super-limuzina Ferrari 360 Modena

  • A.P /
  • 06 August 2020 - 16:07
Super-limuzina Ferrari 360 Modena

Kjo limuzinë që e shohim në foto është Ferrari 360 Modena dhe aktualisht është në shitje në Australi. Në vitin 2012 kjo veturë sportive është dërguar në Australi ku edhe është prerë në gjysmë dhe kështu është transformuar në limuzinë.

Pasi që ky model ka strukturën dhe trupin e përbërë nga alumini, shtesat e strukturës po ashtu janë prodhuar nga alumini, shkruan carscoops. Ndërkohë, çatia e zgjatur, panelet anësore dhe dyert e pasme “gullwing” janë bërë nga fije xhami në mënyrë që kjo limuzinë e gjatë të jetë sa më e lehtë që është e mundur.

Zgjatja nënkupton se Ferrari tani ka hapësirë për 8 persona duke përfshirë të gjitha pajisjet, si dy televizorë, audio sistemin, ndriçim shumëngjyrësh, etj.

Kjo super-limuzinë e zgjatur ende vazhdon të ketë motorin e 360 Modena, 3.6-litër V8 me kapacitet prej 400 kuajfuqi. Por, është i kombinuar me marshin e Subaru Liberti GT-së.

Sa i përket çmimit, ky Ferrari 360 Modena i zgjatur kushton rreth 399,999 dollarë australian (rreth 243,000 euro) dhe pronari i tij thekson se ka të kaluara vetë 65,000 kilometra.

(Kosova Sot Online)