TikTok planifikon ta padisë Shtëpinë e Bardhë

  • E.K /
  • 09 August 2020 - 10:13
TikTok planifikon ta padisë Shtëpinë e Bardhë

TikTok po planifikon të padisë administratën Trump, duke kundërshtuar urdhrin ekzekutiv të presidentit  që ndalon shërbimin nga Shtetet e Bashkuara.

Aplikacioni  do të ngre padi federale kundër Shtëpisë së Bardhë, thuhet sipas një personi që ishte përfshirë direkt në padinë e ardhshme, por i cili nuk ishte i autorizuar të fliste për kompaninë.

Ai do të paraqitet në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së për Qarkun Jugor të Kalifornisë, ku bazohen operacionet amerikane të TikTok.

 “Ai bazohet në spekulime dhe hamendje të pastra,” tha burimi.

Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë çështjet gjyqësore të pritura, por mbrojti urdhrin ekzekutiv të presidentit.

(Kosova Sot Online)