Sa para fitojnë prodhuesit e veturave në sekondë?

  • G.G /
  • 24 August 2020 - 11:12
Sa para fitojnë prodhuesit e veturave në sekondë?

Gjatë 2019-ës, prodhuesit e veturave kanë shitur më shumë se 17 milionë vetura vetëm në SHBA. Modelet crossover dhe SUV kanë çmime të larta por se vazhdojnë të jenë veturat më të shitura në SHBA.

Kjo do të thotë se kompanitë kanë pasur profite të mëdha, ndërsa një studim i ri i bërë nga VisualCapitalist ka zbuluar se sa para kanë fituar për 1 sekondë, prodhuesit e veturave gjatë 2019-ës.

Ky studim ka shikuar fitimet e 19 prodhuesve të veturave gjatë 2019-ës, të cilët së bashku kanë prodhuar 91 milionë vetura të reja në të gjithë botën, ndërsa dy prej tyre janë liderë dhe shumë larg prodhuesve të tjerë.

Ata janë VW Group dhe Toyota, i pari ka fituar 9,202.88 dollarë për sekondë ndërsa tjetri 8,946.58 dollarë, gjatë vitit të kaluar.

Vendin e tretë e zë Ford-i me një zbrazëti të madhe krahasuar me 2 të parët, respektivisht 4,946.58 për sekondë.

Nuk është befasi që VW Group e zë vendin e parë në këtë listë, pasi ka shumë marka nën ombrellën e saj, duke filluar nga Lamborghini, VW, Audi, Porsche, Bentley, Bugatti e shumë të tjera.

Ndërsa Toyota në vendin e dytë është befasi, pasi ka shumë më pak marka nën ombrellën e saj, krahasuar me VW Group.

Në fund të listës gjendën prodhuesit e veturave si Tesla dhe Subaru, të cilës kanë fituar më pak se 1 mijë dollarë për sekondë, i pari 780 dollarë ndërsa i dyti 904 dollarë.

Mazda gjendet menjëherë mbi Subaru, me 1,017.88 dollarë për sekondë ndërsa Suzuki pak më shumë, 1,104.86 dollarë.

Që të tria këto marka nuk prodhojnë vetura sa të tjerat, nuk ofrojnë shumë modele ndërsa kanë të limituar kapacitetet e prodhimit dhe shitjeve.

GM ka fituar 4,351.76 dollarë, ndërsa BMW ka fituar disa mijëra dollarë më shumë se sa Mercedesi gjatë vitit të kaluar.

Kjo tregon se sa i madh është tregu i veturave në të gjithë botën, pasi edhe prodhuesit më të vogël kanë përfituar miliarda dollarë në vit.

(Kosova Sot Online)