Kapiti: Albin Kurti kryeministr dhe shërbëtor i Republikës

Kapiti: Albin Kurti kryeministr dhe shërbëtor i Republikës
Kapiti: Albin Kurti kryeministr dhe shërbëtor i Republikës

Skender Kapiti

  • 25 May 2026 - 13:37

.Nga Skënder Sadri KAPITI

Egoistët, askushët dhe disfatistët urrejnë sukseset e Kurtit. Kundër Kurtit janë injorantët dhe intelektualët djallëzorë; janë të korruptuarit, mashtruesit, të pabesët dhe intrigantët e politikës , shoqërisë civile; janë  mediat mercenare sepse  Kurti është  kryeministri  shërbëtor i Republikës.

Kurti  është jotolerant dhe  nuk bën pazare  me interesin publik dhe as me territorin e Republikës së Kosovës.Kurti nuk përvetson paratë publike sepse nuk janë  të  tijat as paraja dhe as pasuritë kombëtare.

Kurti  nuk bën atë që kanë bërë paaraardhësit e tij , të cilët  kanë grabitur troje e pasuri;që kanë privatizuar e grabitur me korrupsion  ndërmarrje, troje dhe paratë e tenderave dhe të investimeve.

Kurti  nuk bën pazare per interes personal me trojet shqiptare; nuk është servil  i ndërkombëtarëve sepse ai ka mbi të gjtha interesin publik dhe atë kombëtar,legjitimitetin dhe sovranitetin e shtetit.

Kurti është i guximshëm për t’u përballur politikisht me të gjithë sepse ai nuk është i shtrënguar dhe as i kapur nga hajnija dhe hajdutët;ai nuk është i kapur nga oligarkët, as nga korrupsioni dhe të korruptuarit , as nga mashtrimi e  as tradhëtia.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".