Porsche vjen me Panamera hibrid me 738 kuajfuqi

  • A.P /
  • 04 September 2020 - 16:01
Porsche vjen me Panamera hibrid me 738 kuajfuqi

Porsche para pak ditësh ka zbuluar Panameran e re 2021 standard si dhe versionin super sportiv Turbo S për të zëvendësuar versionin Turbo të vjetër, por si duket kjo kompani do të sjell edhe një version sportiv të tij.

Porsche edhe pse me modelin super sportiv Panamera Turbo S ka thyer rekordin e Mercedesit në pistën e Nurburgring, kjo kompani dëshiron të zbulojë një version edhe më të shpejtë hibrid.

Tani për tani Panamera Turbo S është modeli më i shpejtë me katër dyer i Porsche’s e i cili ka motorin 3.0 litërsh supercharged V8 si dhe një tjetër elektrik, të cilët së bashku kanë prodhuar 677 kuajfuqi.

Por Porsche tani është duke punuar në një version edhe më sportiv, sipas ueb faqeve automobilistike angleze, i cili prapë do të jetë hibrid por se tani do ta ketë motorin 4.0 litërsh V8 twin-turbo si dhe një tjetër elektrik, e që sipas tyre do të prodhojnë 738 kuajfuqi.

(Kosova Sot Online)