Audi e-Tron GT i ri po vjen

  • A.P /
  • 25 September 2020 - 17:48
Audi e-Tron GT i ri po vjen

Audi e-Tron GT i ri është fotografuar gjatë testimeve të fshehta në shtegun e famshëm të Nurburgringut, para lansimit zyrtar më vonë gjatë 2020-s.

e-Tron GT i ri synon të rivalizojë modelet elektrike të Teslas dhe Mercedesit, kur të hyjë në treg.

Në fotografitë e “Auto-Express”, modeli shihet mirë i kamufluar, por duket se ngjan në model konceptin e vitit 2018, kur ishte prezantuar në Los Angeles Motor Show.

Ai pritet të ketë fuqi mes 523 dhe 751 kuajfuqive, ndërsa përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë pritet ta arrijë për vetëm 3.5 sekonda.

(Kosova Sot Online)