Prezantohen BMW M3 dhe M4

  • A.P /
  • 27 September 2020 - 09:47
Prezantohen BMW M3 dhe M4

Divizioni sportiv i veturave M të BMW-së, ka zbuluar 2 modele të reja 2021 të modelit M3 dhe M4.

M3 Sedan dhe M4 Coupe tashmë janë shfaqur online me përditësime të shumta super sportive.

Deri tani, ndryshimi më i madh që mund të vërehet te këto dy modele, është ai te sistemi i gypave të shkarkimit të gazrave, të cilët janë plotë 4 gypa nga titaniumi të vendosur në mes të veturës të mbështjellë nga qeramika.

BMW thotë se zhurma që bënë ata është e inspiruar nga veturat garuese ndërsa ndryshon varësisht se në cilin opsion vozitet, si sport apo ekonomik.

Ndryshimi tjetër është grili nga para, mbrojtësit rreth e përreth veturës, rrotat nga para 20 inç si dhe 21 inç nga pas e sistem të ri të frenimit.

Nga brenda tipare të bëra nga fibrat e karbonit, lëkura alcantara si dhe logo M e stampuar në shumë vende.

Të gjitha këto përditësime do të dalin në treg gjatë marsit të vitit të ardhshëm.

(Kosova Sot Online)