Audi, së shpejti do të prezantojë zyrtarisht modelin serik e-tron GT

  • A.P /
  • 21 October 2020 - 20:05
Audi, së shpejti do të prezantojë zyrtarisht modelin serik e-tron GT

Prodhuesi prestigjioz gjerman i automjeteve, Audi, së shpejti do të prezantojë zyrtarisht modelin serik e-tron GT, i cili në formë koncepti ka debutuar para dy vjetëve në panairin e veturave që është mbajtur në Los Anxhelos.

Gjithashtu, së bashku me e-tron GT, Audi do të prezantojë edhe top versionin RS e-tron GT, për të cilin tashmë janë zbuluar detaje të reja rreth specifikave të tij dhe fotografitë e reja, shkruan revista e njohur “Autoexpress”.

RS e-tron GT do të jetë një veturë tërësisht elektrike të cilën do ta zhvillojë Audi Sport dhe se do të karakterizohet me disa pjesë të bëra nga fibra të karbonit , duke përfshirë mbrojtësit anësorë të zgjeruar dhe mbrojtësin e pasmë shtesë “agresiv”, si dhe çatinë po ashtu nga fibra të karbonit, rrotat e reja dhe amortizatorët e modifikuar.

(Kosova Sot Online)