Ruani menjëherë mesazhet e vlefshme! Opsioni i ri i Whatsapp-it do të fshijë automatikisht bisedat!

  • G.G /
  • 06 November 2020 - 08:16
Ruani menjëherë mesazhet e vlefshme! Opsioni i ri i Whatsapp-it do të fshijë automatikisht bisedat!

Aplikacioni më i përdorur në mbarë botën, Whatsapp, e ka gati opsionin e ri për fshirjen në mënyrë automatike të mesazheve.

Përdoruesit do të mund të aktivizojnë opsionin për të fshirë bisedat e tyre pas shtatë ditësh dhe diçka e tillë do të funksionojë edhe tek grupet.

Administratori i grupit mund të aktivizojë këtë opsion dhe pas 7 ditësh do të zhduket çdo mesazh apo media që është dërguar, ndaj bëni mirë të jeni të kujdesshmëm për të ruajtur mesazhet e rëndësishme për ju.

“Ne po fillojmë me 7 ditë, sepse mendojmë se ofron qetësi shpirtërore të dish që bisedat nuk janë të përhershme, ndërkohë që njëkohësisht jemi edhe praktikë, pasi ti nuk harron se çfarë ke shkruar, ose për çfarë po bisedonit”- tregoi njëri prej zëdhënësve.

Ky opsion i ri do të jetë shumë shpejt i disponueshëm, ndërsa diçka që duhet të dini është se mesazhet e vjetra nuk do të preken nga ky opsion.

(Kosova Sot Online)