Syzet me GPS

  • G.G /
  • 14 November 2020 - 12:24
Syzet me GPS

Karantina dembelosi pothuajse këdo. Motivimi u ul dhe njerëzit hodhën sytë nga teknologjia si diçka që na lidh me të tjerët në kushte distancimi.

Por si e kalon mbylljen një gjeni përveçse duke krijuar gjëra të reja? I tillë është dhe Samson March, një inxhinier i cili krijoi syze me GPS, të cilat e ndihmojnë të navigojë nëpër vende që nuk i njeh pa qenë e nevojshme të shohë telefonin.

I frymëzuar nga thënia e Ferris Bueller, “gjeni kohën për të parë vërdallë”, March kërkonte një mënyrë më efikase dhe të avancuar për t’u endur nëpër qytet. Dhe syzet ndezin një dritë ngjyrë blu në cep të syrit sa herë që duhet të marrim një kthesë. Kur të arrijmë në destinacion drita do të jetë jeshile në qendër të syrit.

Skeleti i produktit është i bërë nga bambu dhe ka dy vrima për t’i karikuar. Xhami është krijuar po ashtu nga March.

Ky projekt nisi në Shtator dhe iu deshën rreth 40 orë ta përfundonte.

(Kosova Sot Online)