Për herë të parë në tre vjet Bitcoini kalon 19 mijë dollarëshin

  • G.G /
  • 24 November 2020 - 11:52
Për herë të parë në tre vjet Bitcoini kalon 19 mijë dollarëshin

Kryptovaluta Bitcoin të martën ka prekur shifrën e 19 mijë dollarëve për herë të parë në gati tre vjetët e fundit duke iu afruar shifrës rekorde prej gati 20 mijë dollarësh.

Kryptovaluta më e famshme në botë u rrit për 160 për qind sivjet, duke u nxitur nga kërkesat e shumta dhe stimujt monetarë.

Vetëm në muajin nëntor, Bitcoini u rrit për më shumë se 37 për qind.

(Kosova Sot Online)