Mulliqi: Kur spektakli politik është më i rëndësishem së sa përmbajtja politike!?

Mulliqi: Kur spektakli politik është më i rëndësishem së sa përmbajtja politike!?
Mulliqi: Kur spektakli politik është më i rëndësishem së sa përmbajtja politike!?

Skender Mulliqi

  • 20 June 2026 - 18:03

---- Diskursi politik partiak ka mungesë të mëdhe të kulturës së dialogut, duke përdorur gjuhën e fajsimit për të tjerët, për situatën e keqe  ekonomike dhe politike  .Kryesishtë skena politike në Kosovë, po dominohet  gjoja në mbrojtje të interesit jetësor kombëtar, e veqenarishtë këtë po e bëjnë partitë politike gjatë fushtave parazgjedhore.Po shohim lojëra fronesh politike  pa asnjë efekt pozitiv për qytetarë…

Nga Skender MULLIQI

 

 Politika në Kosovë ka degraduar.Komunikimi është bërë konfloktual dhe i përsonalizuar.Në vend që të dominohet nga diskutimet rreth politikave konkrete ekonomike ose strategjike të zhvillimit, hapësira publike është mbushur më konflikte midis  udhëhëqsve politikë , akuza të ndërsjella, të cilat nuk kan të bëjnë asgjë më realitetin dhe kërkesat e qytetarëve.Mbajtja e vazhdueshme e tensioneve politike përmës prodhimit të konflikteve  përdorët nga aktorët politikë për ti mobilizuar mbështetësit e tyre .Nuk ka kërkim zgjidhjesh të problemeve , pos deklaratave për të tërhequr vëmendjen e medias dhe rrjeteve sociale.Aktorët politikë përpiqen vazhdimisht të ruajnë vëmendjen e publikut, të ndërtojnë imazhin e tyre , të cilin imazh e kan të rrem.Spektakli politik është më i rëndësishem së sa përmbajtja politike .

Nuk po mendojnë së këto politika janë të tipit izalacionist.Këto ngjajnë dhe kan karakteristika të industrisë së argëtimit.Grindje, akuza, sharje, ofendime , këto tërheqin vëmendjen e medias dhe publikut sot, duke qenë se politikanët po u drejtohen gjithnjë e më pak qytetarëve dhe gjithnjë e më shumë audiencës së spektaklit politik.Diskursi politik partiak ka mungesë të mëdhe të kulturës së dialogut, duke përdorur gjuhën e fajsimit për të tjerët, për situatën e keqe  ekonomike dhe politike  .Kryesishtë skena politike në Kosovë, po dominohet  gjoja në mbrojtje të interesit jetësor kombëtar, e veqenarishtë këtë po e bëjnë partitë politike gjatë fushtave parazgjedhore.Po shohim lojëra fronesh politike  pa asnjë efekt pozitiv për qytetarë.Jemi deshmitarë për paga të ulëta, pensioneve dhe përfitimeve sociale , për të mos njohur shkallën e inflacionit , e cila është ndër më të lartat në Evropë.Kanë devijuar gjerat jetike për një jetë më të mirë, si rritja e përfitimeve sociale, arsimi, punësimi i të rinjve , investimet në sistemin e shëndetësisë etj.Ne vend që të punohet në këtë drejtim thjesht po vazhdojnë demagogjitë.Rrallë i pëmend këto dikush nga kjo klasë politike dështake.Të këta politikanë është ngjizur ndjenja e mashtrimit, manipulimit dhe talljes më qytetarë.Nuk ka vetëdije së çfarë rreziku i sjellë polarifizmi politik dhe  medial demokracisë dhe lirisë.Veq janë shkaktuar dëme në këtë drejtim.Pa ligjmëritë kan arritur tashmë  kulmin.Shtrohet pyetja, a janë qytetarët të privuar nga reformat e kërkuara.Mungesa e dialogut partiak  po thellonë në vazhdimësi konfliktet midis palëve kundërshtare..?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".