Twingo Electric R80, me një fuqi motorike prej 60 kw

  • A.P /
  • 02 December 2020 - 21:40
Twingo Electric R80, me një fuqi motorike prej 60 kw

Duke perifrazuar parullën e një pijeje të njohur dhe të hidhur, Twingo Electric i ri është ”ilaçi” i përsosur kundër konsumimit të jetës moderne.

Ky version i pashembullt me ëbateri shton cilësitë e modelit me motor me djegie të brendshme, të tilla si manovrueshmëria e madhe dhe rrezja e zvogëluar e kthimit, por edhe hapësirën e brendshme me një gjatësi prej vetëm 3 metrash si dhe përparësitë e shumta praktike dhe dinamike lidhur me elektricitetin.

Twingo Electric R80, me një fuqi motorike prej 60 kw (82 Hp) është një kombinim perfekt për të kaluar nëpër qytet me ndikim zero në ambient.

Kur bateria e saj është në 100%, Twingo Electric ofron deri në 270 kilometra diapazon në ciklin WLTP City dhe deri në 190 kilometra në WLTP Ciklin e plotë.

Nëse e konsideroni që veturat e qytetit në Europë udhëtojnë mesatarisht 30 kilometra në ditë, autonomia e Twingo Electric ju lejon të bëni udhëtime urbane për një javë të tërë pa nevojën e mbushjes me energji.

Dhe për ata që duan edhe më shumë nga kjo pikëpamje, duke sakrifikuar pak përshpejtim dhe shpejtësi maksimale, Twingo Electric është e pajisur me Modalitetin Eco: aktivizohet nga një buton, dhe ju lejon të arrini 225 kimometra rrugë.

(Kosova Sot Online)