TikTok dhe WeChat: Ndalohen nga kjo datë!

  • A.P /
  • 06 shkurt 2021 - 15:54
TikTok dhe WeChat: Ndalohen nga kjo datë!

Departamenti i Tregtisë në SHBA njoftoi të premten në mëngjes se do të ndalojë shkarkimin nga App Store të aplikacioneve sociale në pronësi të Kinës, WeChat dhe TikTok, të dielën, më 20 shtator.

Njoftimi vjen përpara një deklarate të pritur nga Presidenti Donald Trump nëse qeveria do të miratojë apo jo një marrëveshje për Oracle për të marrë një pjesë të TikTok që të bëhet një “partner i besuar i teknologjisë” për kompaninë në SHBA.

Është e paqartë nëse njoftimi i Departamentit të Tregtisë do të thotë se nuk ka mundësi që të arrihet një marrëveshje përpara afatit të dielën. Kjo mund të jetë një lëvizje agresive nga Administrata Trump për të arritur qëllimin origjinal që TikTok të jetë në pronësi të plotë nga një kompani amerikane.

“Në drejtimin e Presidentit, ne kemi ndërmarrë një veprim të rëndësishëm për të luftuar mbledhjen keqdashëse nga Kina, të të dhënave personale të qytetarëve amerikanë, ndërsa promovojmë vlerat tona kombëtare, normat demokratike të bazuara në rregulla dhe zbatimin agresiv të ligjeve dhe rregulloreve të SHBA”, tha Sekretari i Tregtisë Wilbur Ross në një deklaratë të Premten.

Njoftimi i së premtes nga Departamenti i Tregtisë është një zbatim i urdhrit ekzekutiv të Trump nga 6 gushti që i dha TikTok-ut 45 ditë kohë për të shitur biznesin në një kompani amerikane ose në të kundërt do të përballet me një ndalim të WeChat në SHBA, i cili është një nga aplikacionet më të njohura të mesazheve në botë, në pronësi të kompanisë kineze Tencent.

Kompania mëmë e TikTok është kompania kineze ByteDance. Urdhri ekzekutiv i Trump përfshinte shqetësimet mbi sigurinë kombëtare me pretendimin se tani qeveria kineze ka në dorë të dhënat e përdoruesve në këtë aplikacion.

(Kosova Sot Online)