Bitcoin konsumon më shumë energji elektrike sesa i gjithë shteti i Zvicrës

  • A.P /
  • 13 February 2021 - 15:50
Bitcoin konsumon më shumë energji elektrike sesa i gjithë shteti i Zvicrës

Një analizë e fundit e Universitetit britanik të Cambridge sugjeron se operimi i valutës dixhitale Bitcoin, konsumon më shumë energji elektrike sesa i gjithë shteti i Zvicrës.

Krijimi ose ajo që njihet si “gërrmimi” virtual për krijimin e kriptovalutave është një proces i etur për energji, prej llogaritjeve të shumëfishta për verifikimin e transaksioneve. Studiuesit e Cambridge thanë se procesi konsumon 121.36 terawatt/ orë dhe kjo masë nuk zvogëlohet asnjëherë përveç raste kur bie vlera e kripto-valutës.

Kritikët thonë gjithashtu se vendimi i prodhuesve të makinave elektrike Tesla, për të investuar fuqishëm në Bitcoin, dëmton rende imazhin e saj miqësor ndaj mjedisit. Kjo valutë ka arritur aktualisht vlerën rekord prej $48,000 për 1 bitcoin, pas njoftimit të grupit të Elon Musk, Tesla se ka blerë rreth $1.5 miliardë bitcoin dhe në të ardhmen do ta pranojë atë si pagesë për mallrat e saj.

(Kosova Sot Online)