Del në shitje Maybachi i Gaddafit

  • A.P /
  • 23 February 2021 - 15:47
Del në shitje Maybachi i Gaddafit

Makina Mercedes e tipit, “Maybach 57S Coupe” e prodhuar për diktatorin libian Muammar Gaddafi, ka dalë në shitje përmes faqes holandeze për vetura “Autoleitner”, me çmim prej 1.16 milionë dollarë.

“Maybach”-i me dy dyer është një nga tetë të prodhuar nga kompania “Xenatec”.

Kompania planifikonte të prodhonte 100 njësi të kësaj veture, por vetëm tetë u përfunduan, shkruan “Motorauthority”.

Kjo veturë ishte porositur nga Gaddafi më 2010, por u dorëzua vitin tjetër për shkak të përmbysjes së Qeverisë së tij.

Sipas shitësit, automobili ka kilometrazhin më të ulët të llojit të vet, me 2.230 kilometra të kaluara.

(Kosova Sot Online)