Mbajtësi më i madh në botë i Dogecoin ka vlerë të paktën 2.1 miliardë dollarë

  • E.K /
  • 26 shkurt 2021 - 09:04
Mbajtësi më i madh në botë i Dogecoin ka vlerë të paktën 2.1 miliardë dollarë

Mbajtësi më i madh në botë i Dogecoin, i cili zotëron 28% të kriptovalutës, tani vlen të paktën 2.1 miliardë dollarë.

Rritja e fundit e investimeve ka bërë që kriptovaluta të rritet deri në një vlerësim prej 10 miliardë dollarësh, që do të thotë se tani ka më shumë vlerë sesa kompanitë e mëdha amerikane si Wendy’s, Shake Shack dhe madje Harley-Davidson.

Tani, të dhënat tregojnë se një investitor i vetëm dogecoin ose njësi ekonomike zotëron pothuajse një të tretën e të gjithë kriptomonedhës në qarkullim.

Në fillim të këtij muaji, vlera e Dogecoin u rrit me 75% vetëm pak minuta pasi Musk njoftoi se ai kishte blerë disa për fëmijën e tij.

Musk, i cili është bërë disi një ndikues i madh i rritjes së kësaj kriptovalute zbuloi se ai shpreson shumë që Dogecoin do të rritet shumë.

Kur u pyet nëse ai ‘e sheh ligjërisht potencialin e Dogecoin si monedhën kryesore të internetit,’ Musk tha: ‘Absolutisht’.

(Kosova Sot Online)