Google Chrome shpejt do ju kursej para nga faturat

  • A.P /
  • 03 May 2021 - 20:06
Google Chrome shpejt do ju kursej para nga faturat

Google duket se do të përgatitet për të hapur një brend të ri në Chrome që do ju ndihmojë përdoruesve  për të kursyer para për çdo blerje në internet.

Kjo cilësi e Google Chrome do të jetë jashtëzakonisht e dobishme që do ju kursejë para nga blerja në internet. Siç raporton Android Police, firma Mountain View ka filluar të krijojë një pajisje tepër të përdorshme për blerje tek përdoruesit e Chrome në telefona mobile, e cila do të instalohet në “update”-in e fundit.

Kursimi i parave do t’i lejojë përdoruesit e Chrome që të përcjellin çmimet dhe të marrin lajmërime për oferta specifike që do të hapën në shfletuesin e mobilit.

Cilësia e re e Chrome është më e përshtatshme për telefonat Android.

Për përdoruesit e këtyre telefonave do të jetë tepër e dobishme pasi që ata do të mund të përcjellin çmimet edhe të palëve të treta madje edhe në dekstop.

Nëse kjo cilësi tashmë është gati për ju, ju do të jeni në gjendje që ta shihni atë në “tab overview page” duke klikuar për ta hapur Menun

Nëse e keni opsionin “Track Prices” gati ju mund të zgjidhni dy nga këto opsione – – tracking prices on tabs, ku ju do të shikoni rënien e çmimeve dhe “getting alerts” kur çmimet lirohen.

Nëse nuk e shihni këtë opsion të Chrome në Android atëherë ju mund ta kërkoni:  chrome://flags/#enable-tab-grid-layout.

(Kosova Sot Online)