Facebook po krijon Instagram-in për fëmijë

  • A.P /
  • 10 May 2021 - 15:36
Facebook po krijon Instagram-in për fëmijë

Drejtuesit në Instagram po planifikojnë të ndërtojnë një version të aplikacionit të famshëm për ndarjen e fotove që mund të përdoret nga fëmijët nën moshën 13 vjeç. Politika aktuale e rrjetit social ndalon fëmijët nën moshën 13 vjeç të përdorin shërbimin.

Drejtuesi i Instagram, Adam Mosseri tha se kompania e di që fëmijët gjithnjë e më shumë duan të përdorin aplikacionin dhe se ishte një sfidë për të verifikuar moshën e tyre. “Një zgjidhje është që të krijojmë një version të Instagramit për fëmijët ku prindërit kanë transparencë ose kontroll. Është një nga gjërat që ne po eksplorojmë.”, tha ai.

Megjithatë ka patur kritika nga ata që pretendojnë se ndërsa Instagrami është provuar se ka efekte negative tek adoleshentët, ndikimi mund të jetë edhe më i rëndë për ata nën 13 vjeç. Ky plan është në fazat e hershme dhe nuk ka informacione të detajuara në lidhje me shërbimin. 

(Kosova Sot Online)