Facebook Messenger me opsione të reja

  • A.P /
  • 20 June 2021 - 09:45
Facebook Messenger me opsione të reja

Facebook ka njoftuar se Messenger do të marrë edhe disa opcione të reja.

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se Facebook ka njoftuar që Messenger do të vijë me disa opcione të reja për përdoruesit, shkruajnë mediat e huaja.

Opsioni më i rëndësishëm është përgjigjja e shpejtë, e cila do ta bëjë më të lehtë për përdoruesit që t’i përgjigjen shpejt përmbajtjes multimediale që marrin nga një përdorues tjetër përmes një mesazhi në Messenger.

Kur të merrni një foto ose video, një përgjigje e shpejtë do të shfaqet në pjesën e poshtme, përmes së cilës do të jeni në gjendje të përgjigjeni menjëherë.

Gjithashtu, përdoruesit do të marrin tre prapavija të reja për Messenger – “Sour” nga albumi i ri i Olivia Rodrigo, Fast and Furios dhe prapavijë lidhur me Ditën Botërore të Oqeanit.


(Kosova Sot Online)