Aplikacioni më i shkarkuar për vitin 2020: TikTok

  • A.P /
  • 10 August 2021 - 13:50
Aplikacioni më i shkarkuar për vitin 2020: TikTok

TikTok është shpallur aplikacioni më i shkarkuar më 2020. ky vleresim sipas të dhënave të kompanisë që merret me analiza digjitale, App Annie.

Platforma kineze e shpërndarjes së video-materialeve, është aplikacioni i vetëm që nuk është në pronësi të gjigantit Facebook, por që gjendet në listën e pesë aplikacioneve më të shkarkuara.

Edhe në Kinë, kompania pronare e TikTokut, ByteDance, e mban primatin me aplikacionin për gjuhë, Douyin. Popullariteti i TikTokut është zgjeruar edhe pasi ish-presidenti amerikan, Donald Trump pati tentuar ta ndalonte atë në SHBA.

Aplikacionet nën pronësi të Facebookut kanë mbajtur pozitat e para prej kur ka nisur të realizohet sondazhi më 2018, dhe ende dominojnë listën. Kompania gjigante e Mark Zuckerbergut, Facebook, është renditur bashkë me platformat tjera, si WhatsApp, Instagram dhe Facebook Messenger.

Vitin e kaluar, ish-presidenti Trump pati nënshkruar urdhër ekzkutiv për të ndaluar shkarkimet e reja të TikTokut në SHBA. Mirëpo presidenti aktual amerikan, Joe Biden, ka pezulluar urdhrin e paraardhësit të tij.


(Kosova Sot Online)