Pse nuk bëhet e 'gjallë' Akademia e Shkencave për protestat e Qershorit 2026 

Pse nuk bëhet e 'gjallë' Akademia e Shkencave për protestat e Qershorit 2026 
Pse nuk bëhet e 'gjallë' Akademia e Shkencave për protestat e Qershorit 2026 

Skender Kapiti

  • 26 June 2026 - 12:00

Nga Skënder Sadri KAPITI

Në Shqipëri po mbushet një muaj që nga fillimi i protestave më të mëdha në Historinë e Shqipërisë që mbahen nga rinia, elita qytetare , shoqëria dhe diaspora shqiptare, protesta mbarëshqiptare të motivuara patriotikisht, moralisht, kombëtarisht,  ku si kauzë këto protest kanë  ndëshkimin e politikës së vjetër, establishentin politik  të cilët mbajnë peng progresin , zhvillimin, emancipimin , interesin kombëtar; protesta të cilat mbrojnë sovranitetin shtetëror dhe atë kombëtar nga kërvcnimi që vjen nga korrupsioni, hajdutëria dhe krimi politiko-oligarkik;protesta të cilat kundërshtojnë politikën e pazareve dhe të shitjhes së trojeve shqiptare te të huajt.

Në vënd që akademia dhe elita intelektuale të ishin inicatorët dhe promovuesit e këtyre vlerave dhe kauzave të këtyre protestave, as akademia dhe as intelektualët jo vetëm se nuk janë promotorë, por përkundrazi ato janë krejtësisht indiferent , apo edhe në prapaskenë veprojnë kundër tyre sepse janë tërësisht akademikë dhe intelektualë partiakë e politikë dhe të shitur e servilë të pushtetit në mbrojtje të status quosë.Kjo Akademi politike  dhe e kapur nga intelektualizmi i paaftë , injorant, servil dhe frikacak është një kopje dhe vijimësi e atij intelektualizmi servil, sahanlëpirës  dhe ideologjik i kohës së diktaturës që ishin propaganda dhe mbrojtësja intelektuale e regjiit kriminal dhe antihuman të regjimit komunist.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".