Hakeri vodhi 600 milionë dollarë kriptovalutë! Ja shpërblimi i majmë që iu ofrua për t’i kthyer paratë. Ish-zyrtari i FBI-së thotë se…

  • E.K /
  • 14 August 2021 - 15:36
Hakeri vodhi 600 milionë dollarë kriptovalutë! Ja shpërblimi i majmë që iu ofrua për t’i kthyer paratë. Ish-zyrtari i FBI-së thotë se…

Një haker, i cili vodhi mbi 600 milionë dollarë kriptovalutë iu ofrua një shbërblim prej 500,000 dollarë dhe imunitet nga ndjekja penale me qëllim kthimin e parave, raporton BBC.

Poly Network bëri ofertën pasi hakeri u zotua të kthejë paratë qe kishte marre.

Sulmi u zbulua të martën kur Poly Network iu lut publikisht hakerit për të ndihmuar.

Një ish -zyrtar i FBI -së tha se “kompanitë private nuk kanë autoritet të premtojnë imunitet nga ndjekja penale”.

Sulmi është një nga grabitjet më të mëdha të hakerimit në histori. Shumica e parave tani janë kthyer, megjithëse hakeri thotë se ata nuk është i interesuar për shpërblimin.

Deri të enjten në mbrëmje, Poly Network tha se shumica e pasurive të mbetura në posedim të hakerit ishin transferuar në një llogari dixhital të kontrolluar nga kompania.

Poly Network thotë se është ende duke pritur që procesi i shlyerjes të përfundojë plotësisht  dhe per kete po punon me hakerin.

(Kosova Sot Online)