WhatsApp nuk do të funksionojë më në smatphone-t e vjetër! Ja çfarë ndryshimesh do të ndodhin me këtë aplikacion

  • E.K /
  • 04 September 2021 - 09:51
WhatsApp nuk do të funksionojë më në smatphone-t e vjetër! Ja çfarë ndryshimesh do të ndodhin me këtë aplikacion

Brenda  dy muajve, WhatsApp nuk do të funksionojë më në smartphone-t e vjetër.

Platforma e mesazheve do të ndalojë së funksionuari më 1 nëntor, duke lënë miliona njerëz pa qasje në mesazhe, foto dhe video nga të dashurit, sipas “The Sun”.

Rreth 43 modele, si Android ashtu edhe iOS nuk do të jenë në gjendje të përdorin shërbimin e mesazheve të koduara. Modelet e telefonave inteligjentë me Android 4.0.4, si dhe iPhone me iOS , nuk do të kenë më mundësinë ta përdorin këtë aplikacion.

Këta telefona janë:

Samsung Galaxy S3 Mini, Trend II, Trend Lite, Core, Ace 2

LG Optimus F7, F5, L3 II Dual, F7 II, F5 II

Sony Xperia

Huaëei Ascend Mate dhe Ascend D2

Apple iPhone SE, 6S, dhe 6S Plus

Kjo sepse WhatsApp shtoi shumë karakteristika të reja këtë vit. Thuhet se ky vendim do ta bëjë aplikacionin të funksionojë më me siguri.

Shërbimi i mesazheve ka humbur shumë përdorues gjatë vitit të kaluar për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme të sigurisë mbi kushtet e reja të shërbimit. WhatsApp ishte tradicionalisht i njohur për shërbimin e mesazheve të koduar, por ndryshimet e fundit në mënyrën se si i trajton të dhënat e përdoruesve ka krijuar një trazirë.

Këto masa do t’i dorëzonin të dhënat e përdoruesve kompanive private për qëllime marketingu. WhatsApp hoqi dorë nga plani pas reagimeve të mëdha.

(Kosova Sot Online)