Facebook njofton 10.000 vende pune në BE për të ndërtuar “metaverse”

  • A.P /
  • 18 October 2021 - 14:55
Facebook njofton 10.000 vende pune në BE për të ndërtuar “metaverse”

Facebook po planifikon të punësojë 10 mijë njerëz në BE brenda pesë viteve të ardhshme me qëllim krjimin e “metaverse”, një botë në internet ku përdoruesit do të bashkëjetojnë dhe komunikojnë në hapësirat virtuale. Nënkryetarët Nick Clegg dhe Xavier Olivan thanë se Facebook është në fillim të një udhëtimi për të ndërtuar platformën e ardhshme informatike.

“Duke punuar me të tjerët, ne zhvillojmë atë që shpesh quhet metaverse, një fazë e re përvojave virtuale të ndërlidhura duke përdorur teknologji të tilla si realiteti virtual dhe i shtuar. Fokusi është në idenë se duke krijuar një ndjenjë më të madhe të “pranisë virtuale”, ndërveprimi në internet do të jetë shumë më afër përjetimit të ndërveprimit personal,” thanë ata.

Në shtator, Facebook njoftoi se fillimisht do të investonte 50 milionë dollarë për të ndërtuar metaverse, një veprim që Mark Zuckerberg e përshkroi si të rëndësishëm për të ardhmen e kompanisë. Facebook tashmë ka filluar testimin e një aplikacioni të ri që lejon përdoruesit e pajisjes Oculus Quest 2 të bëjnë takime virtuale përmes personaliteteve të tyre dixhitale (avatarë).

(Kosova Sot Online)