Besiana&Shkodrani votojnë: Me ndershmëri e maturi për fatin tonë në 4 vitet e ardhshme

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 16:52
Besiana&Shkodrani votojnë: Me ndershmëri e maturi për fatin tonë në 4 vitet e ardhshme

Sot përveç qytetarëve të Republikës së Kosovës, që votojnë për Zgjedhet lokale, edhe në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut, sot më 17 tetor, qytetarët po ushtrojnë të drejten e tyre për të votuar poashtu për Zgjedhjet lokale, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Dy artistët e njohur të muzikës shqipe: Besiana Mehmedi&Shkodran Tolaj kanë votuar kandidatin e tyre të preferuar në Zajas të Kërçovës.


Një ditë e bukur për të gjithë qytetarët! Me ndershmëri e maturi për fatin tonë në 4 vitet e ardhshme, në një vend të drejtë dhe blertë, ka shkruar Besiana në fotografinë e postuar në llogarinë e saj sociale.


Derisa kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka theksuar se sot flet sovrani dhe vlerëson punën e bërë si dhe ofertën e prezantuar programore gjatë fushatës. 

"Fushata ishte dinjitoze, jam mirënjohës dhe faleminderues për dyert e hapura dhe mikpritjen në të gjitha vendbanimet tona.
Votoni motra dhe vëllezër, bëhuni pjesë e zhvillimit dhe vendimmarjes", ka deklaruar Ahmeti.

(Kosova Sot Online)