
Lexoni edhe:
Do befasoheni cili është termi që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në ‘Google’
Mund t’ju tingëllojë si diçka paranojake, por tashmë kjo teori është pohuar edhe nga një ekspert i sigurisë kibernetike dhe ish-agjent i FBI-së. Mbështjellja e çelësit të makinës me letër alumini kur nuk e përdorni mund të parandalojë vjedhjen e makinës suaj.
Si ndodh kjo? Eksperti Holly Hubert tregon se letra e aluminit bllokon valët e pajisjeve të tjera që përdoren nga hajdutët, për të kopjuar “gjuhën” koduese të çelësit tuaj të makinës.
Do befasoheni cili është termi që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në ‘Google’Lexoni edhe:
Pajisje të caktuara, mund të përdoren në distancë dhe të interceptojnë kodin e çelësit, duke hapur në këtë mënyrë makinën. Dhe letra e aluminit është sendi perfekt për të bllokuar sinjalet elektromagnetike. Ekspertët këshillojnë pronarët që çelësat t’i mbështjellin me letrën e aluminit ose të vendoset brenda një objekti i përbërë nga metal. Kjo parandalon hajdutët që të marrin sinjalin.
Një tjetër mënyrë për të shmangur të tilla vjedhje, është që çelësin e makinës mos ta lini në shtëpi në një pozicion të tillë që rrezja e çelësit të “komunikojë” me automjetin. Do të ishte e këshillueshme që ta vendosnit sa më larg, për të të bërë të mundur sinjal sa më të dobët.
(Kosova Sot Online)