
Ducati zbulon motoçikletën për sezonin 2022

Skuadra kampione në nivel konstruksionesh ka zbuluar motoçikletën e re.
Ducati kanë publikuar pamjet e para të motoçikletës me të cilën do të garojnë pilotët e skuadrës, përcjell lajmi.net.
Këto janë pamjet e para, kurse gjatë javës tjetër do të jepet edhe zyrtarisht njoftimi për motoçikletën.
Meqë motoçikleta e tyre ishte thuajse perfekte në sezonin e kaluar, skuadra bëri shumë pak përmirësime.
Formacioni i garuesve do të jetë sërish i njëjti, me Jack Miller e Bagnaia.
Motoçikleta ka ngjyrë të kuqe, me disa vende që merr nuancë më të errët – si dhe prapavijë të zezë në pjesën e sponsorëve.
(Kosova Sot Online)