E inspiruar nga Bugatti, kjo orë kushton 1.5 milion dollarë

  • A.P /
  • 02 March 2022 - 15:43
E inspiruar nga Bugatti, kjo orë kushton 1.5 milion dollarë

Jacob & Co dhe Bugatti kanë bashkëpunuar në një sërë orësh por tashmë vijnë me një model të ri. Ora, e quajtur Bugatti Chiron Blue Sapphire Crystal, ka shumë cilësi si modelet e tjera. Ora përmban një ‘motor’ miniaturë W16 që punon me 16 pistona.

Motori është montuar brenda një kutie transparente të bërë nga kristal safiri. Pjesa e jashtme zbulon rreth 578 komponentë dekorues që përbëjnë mekanizmin e orës. Përmban dhe 51 gurë të çmuar, të gjitha të dukshme përmes kutisë transparente.

Kompania beson se kjo orë “e bërë prej kristali safiri është një nga arritjet më të mira në prodhimin e orëve bashkëkohore. Është gjithashtu mjaft sfiduese. Dhënia e një ngjyre blu paraqiste sfida shtesë.”

(Kosova Sot Online)