Emailet që dërgoni kanë përgjigjen

  • A.P /
  • 08 March 2022 - 14:52
Emailet që dërgoni kanë përgjigjen

Sado e çuditshme të na duket, emailet tona profesionale zbulojnë shumë për karakterin tonë. Edhe nëse mendojmë se jemi formal dhe stili ynë i të shkruarit është formal, ne vendosim mjaft nga personaliteti ynë në atë që u themi kolegëve tanë.

Psikologu dhe kolumnisti i Fast Company Tomas Chamorro- Premuzic, ekstroversioni, egoizmi dhe vetëbesimi ynë nuk janë të vështira për t’u fshehur. Ai thekson se njerëzit me inteligjencë të ulët emocionale përdorin shpesh fjalë me konotacion negativ dhe zemërimin e tyre e shfaqin në fjalën e shkruar. Nga ana tjetër, narcisistët përdorin shpesh “unë” dhe fokusohen te vetja, edhe nëse bëhet fjalë për shoqëri.

Nëse jemi vonë në përgjigje, tregojmë se kemi pak kontroll mbi të. Nga ana tjetër, postat kaotike, të cilat përmbajnë fjalë më të veçanta, tregojnë se ne jemi krijues .

(Kosova Sot Online)