Shkencëtarët po krijojnë “sistemin” që ka të njëjtën inteligjencë si njerëzit

  • A.P /
  • 19 May 2022 - 15:05
Shkencëtarët po krijojnë “sistemin” që ka të njëjtën inteligjencë si njerëzit

DeepMind, një kompani britanike në pronësi të Google, mund të jetë në prag të arritjes së inteligjencës artificiale (AI) në nivel njerëzor. Shkencëtari Nando de Freitas thotë se sfidat më të vështira për të arritur inteligjencën e përgjithshme artificiale (AGI) janë zgjidhur.

AGI i referohet një makinerie ose programi që ka aftësinë të kuptojë ose të mësojë çdo detyrë intelektuale që mundet një qenie njerëzore. Në fillim të kësaj jave, DeepMind zbuloi një ‘agjent’ të ri të AI të quajtur Gato që mund të kryejë 604 detyra të ndryshme ‘në një gamë të gjerë mjedisesh’.

Gato përdor një rrjet të vetëm nervor – një sistem kompjuterik me nyje të ndërlidhura që funksionon si qeliza nervore në trurin e njeriut. Ai mund të bisedojë, të përshkruajë imazhe dhe të bëjë një sërë detyrash të tjera, pretendon kompania londineze.

Studiuesit kanë paralajmëruar se AGI mund të rezultojë në një katastrofë ekzistenciale për njerëzimin. Profesori në Universitetin e Oksfordit, Nick Bostrom pretendon se një sistem “superinteligjent” që tejkalon inteligjencën biologjike mund t’i shohë njerëzit të zëvendësohen si forma mbizotëruese e jetës në Tokë.


(Kosova Sot Online)