Lexoni edhe:
Vetura më e çuditshme që keni parë ndonjëherë
Meta ka prezantuar ndryshime të reja për veçorinë e videove Reels në Instagram dhe Facebook që janë të ngjashme me ato të TikTok.
Në Instagram, Meta i ka zgjatur Reels në 90 sekonda, duke u dhënë përdoruesve më shumë kohë për t'u shprehur dhe për të promovuar markat dhe produktet e tyre. Përveç kohës së zgjatur, Reels i janë shtuar edhe stickers që kanë qenë ekskluzive për Instagram Stories. Gjithashtu veç titrave, përdoruesit do të mund të përdorin sondazhe, stickers dhe emoji në Reels.
Vetura më e çuditshme që keni parë ndonjëherëLexoni edhe:
Instagram po zbaton edhe veçorinë Template, duke i lejuar krijuesit të rikrijojnë një Reel bazuar në një shabllon ekzistues. Me një shtypje të butonit "Use Template", ata do të jenë në gjendje ta modifikojnë postimin me përmbajtjen e tyre. Për më shumë origjinalitet, ata mund të përdorin audion e tyre përmes veçorisë Import Audio.
Ndërkohë, përdoruesit e Facebook tani do ta kenë më të lehtë skedulimin e postimeve të tyre në Reels, duke përdorur versionin e desktopit. Meta po nxjerr gjithashtu mjete për prerjen e videove në Creator Studio për krijuesit, që t’i shkurtojnë dhe modifikojnë videot e tyre më të gjata deri në Reels 60 sekondash.
Ashtu si Messenger po bëhet më shumë si WhatsApp, Facebook dhe Instagram po bëhen si TikTok, ndoshta edhe duke e tejkaluar atë.
(Kosova Sot Online)