Një firmë propozon drone të armatosur me elektroshok për të ndaluar të shtënat me armë në shkolla

  • E.K /
  • 06 June 2022 - 08:57
Një firmë propozon drone të armatosur me elektroshok për të ndaluar të shtënat me armë në shkolla

Zhvilluesi i “elektroshok”-ëve Axon tha këtë javë se po punon për të ndërtuar drone të armatosur me “armë elektrike” që mund të fluturojnë nëpër shkolla dhe “të ndihmojnë në parandalimin e sulmeve me armë.

Por disa ekspertë të teknologjisë shpejt e konsideruan idenë si një fantazi të rrezikshme.

Kompania, e cila shet “elektroshok” dhe kamerat e trupit të policisë, shpërndau idenë e një produkti të ri të dronëve të policisë vitin e kaluar në një bord të inteligjencës artificiale, një grup ekspertësh të respektuar në teknologji, polici dhe privatësi.

Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Associated Press, themeluesi dhe CEO i Axon Rick Smith tha se ai ndjehej i detyruar ta bënte publike idenë pas të shtënave masive në një shkollë fillore në Uvalde, Teksas, duke thënë se ishte “katastrofikisht i zhgënjyer” nga përgjigja e policisë që nuk hyri për të vrarë të dyshuarin për më shumë se një orë. 

(Kosova Sot Online)