Shkaku i defektit në frena, Mercedes kërkon t’i tërheq nga tregu afro 1 milion makina nga tregu

  • e.k /
  • 08 June 2022 - 09:01
Shkaku i defektit në frena, Mercedes kërkon t’i tërheq nga tregu afro 1 milion makina nga tregu

Gjigandi i prodhimit të veturave Mercedes Benz, ka kërkuar që t’i tërheq nga tregu afro 1 milion makina (993 mijë e 407 vetura).

70 mijë nga to do të hiqen vetëm në Gjermani.

Kjo për shkak të mundësisë për probleme në frenim.

Nëpërmjet njoftimit kompania në fjalë ka thënë se do t’i kontaktojë pronarët e veturave që i posedojnë ato nga viti i prodhimit 2004 e deri në vitin 2015-të.

Seritë e atakuara janë ML, GLE, dhe seria R.

“Në disa makina funksioni i përforcuesit të frenave ka mundur të preket nga korrozioni i avancuar. Ka mundësi që një manovër veçanërisht e fortë ose e fortë frenimi të shkaktojë dëmtim mekanik në përforcuesin e frenave”, thuhet në njoftimit e gjigandit gjerman të makinave.

Tek këto makina do të identifikohen problemet eventuale dhe do të zëvendësohen pjesët, nëse ka nevojë, shkruan gazeta gjermane Stern.de

(Kosova Sot Online)