Snapchat po punon në një abonim me pagesë – flitet se në të mund ta shihni se kush i ka shikuar ‘storjet’ e tua më shumë se një herë

  • E.K /
  • 18 June 2022 - 09:51
Snapchat po punon në një abonim me pagesë – flitet se në të mund ta shihni se kush i ka shikuar ‘storjet’ e tua më shumë se një herë

Snapchat po bën teste të brendshme të një abonimi me pagesë të quajtur Snapchat Plus, i cili me sa duket do t’ju japë përdoruesve akses të hershëm në veçori, si dhe aftësi të tjera. Në një deklaratë për The Verge, zëdhënësja e Snap, Liz Markman tha:

“Ne po bëjmë testimin e brendshëm të hershëm të Snapchat Plus, një shërbim i ri abonimi për përdoruesit. Jemi të ngazëllyer për potencialin për të ndarë me abonentët tanë veçori ekskluzive, eksperimentale dhe para-publike dhe për të mësuar më shumë se si mund t’i shërbejmë më së miri komunitetit tonë”.

Sipas imazheve dhe informacionit të postuar në Twitter nga studiuesi i aplikacioneve, Alessandro Paluzzi, Snap po teston gjithashtu veçori të tjera për Snapchat Plus, duke përfshirë funksionin për të fokusuar një nga miqtë tuaj si “#1 BFF”, të ndryshojë ikonën e Snapchat dhe kush ka rishikuar storjet tuaja.

Paluzzi gjithashtu tregoi se çmimi për Snapchat Plus aktualisht renditet për 4.59 euro në muaj dhe 45.99 euro në vit. 

(Kosova Sot Online)