Lexoni edhe:
A e dini pse disa makina e kanë portën e karburantit në anën e shoferit e disa të tjera në anën e pasagjerit
Superkompjuteri LUMI do të përdoret për kërkime në fushën e mjekësisë, inteligjencës artificiale, ndryshimeve klimatike, burimeve të rinovueshme dhe energjisë së shkrirjes.
Ekspertët finlandezë kanë promovuar Lumi-n, superkompjuterin më të fuqishëm në Evropë dhe të tretin më të shpejtë në botë, i cili gjithashtu do të jetë efikas në energji.
I vendosur në një fabrikë të vjetër letre në qytetin e Kajaanit, rreth 500 kilometra në veri të Helsinkit, një superkompjuter me madhësi basketbolli mund të prodhojë fuqi të barabartë me atë të dy milionë laptopëve.
Lumi është një projekt i Organizatës Evropiane për Informatikë me Performancë të Lartë (EuroHPC JU) dhe dhjetë vendeve evropiane – Finlanda, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Polonia, Suedia, Zvicra, Islanda dhe Norvegjia.
Superkompjuteri kushtoi 200 milionë euro, nga të cilat Finlanda siguroi një të katërtën dhe partnerët e tjerë pjesën tjetër.
Kajaani u zgjodh si lokacion sepse klima e tij e ftohtë do të kërkojë pak energji për të ftohur superkompjuterin.
(Kosova Sot Online)