Musk prezanton 'shefin e ri' të Twitter-it

  • A.P /
  • 15 February 2023 - 18:20
Musk prezanton 'shefin e ri' të Twitter-it

Shefi ekzekutiv i “Twitter” (CEO), Elon Musk konfirmoi se deri në fund të këtij viti do të gjejë pasuesin e tij në këtë post të kompanisë.

Në formë shakaje, Musk në “Twitter” publikoi një foto të një qeni, ku e prezanton atë si’ CEO-n e ri të kompanisë.

Qenushi ka të veshur një bluzë të zezë me mbishkrimin CEO, ndërkohë qëndron i ulur në ambient improvizues zyre.

Me doza argëtuese, Musk ka shkruar në përshkrimin e fotos “CEO i ri është i mrekullueshëm”.

(Kosova Sot Online)