BMW krijon veturën që mund të ndryshojë ngjyrën

  • A.P /
  • 15 March 2023 - 15:00
BMW krijon veturën që mund të ndryshojë ngjyrën

Shpikje e re nga kompania automobilistike, BMW… SUV-i elektrik mund të ndryshojë ngjyrën nga e zeza në të bardhë në mënyrë që t’i përshtatet humorit të shoferit, si dhe të kursejë energji elektrike. E quajtur “iX Flow”, makina mbështillet me një “letër dixhitale” që përdoret gjithashtu për të formuar ekranin e lexuesit elektronik Kindle.

Ngjyra ndryshohet nëpërmjet një butoni duke bërë të mundur që shoferi ta përputhë makinën e tij me stilin personal ose motin. Mund të kthehet në të bardhë në ditët me diell ose në të zezë që thith nxehtësinë në të ftohtë por ndihmon gjithashtu dhe në uljen e konsumit të energjisë së mjetit elektrik.

“iX Flow” u prezantua në fillim të këtij viti në CES dhe sipas BMë është “makina e parë në botë, ngjyra e jashtme e së cilës mund të ndryshohet me prekjen e një butoni”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.Letra dixhitale që mbështjell makinën funksionon me ndihmën e pigmenteve tradicionale të bojës të përdorura në industrinë e printimit.

Çdo fletë përmban miliona mikrokapsula, afërsisht sa një fije floku e njeriut, të mbushura me pigmente të bardha të ngarkuara negativisht dhe pigmente të zeza të ngarkuara pozitivisht. Ndryshe nga ekranet tradicionale, letra dixhitale nuk lëshon dritë dhe përdor energji vetëm për të ndryshuar ngjyrën, jo për ta ruajtur atë.

(Kosova Sot Online)