Triumfi  i Kombit, Kosova heroike dhe protestat patriotike në Tiranë

Triumfi  i Kombit, Kosova heroike dhe protestat patriotike në Tiranë
Triumfi  i Kombit, Kosova heroike dhe protestat patriotike në Tiranë

Skender Kapiti

  • 29 June 2026 - 11:08

Nga Skënder Sadri KAPITI

Në këtë shkrim dua të argumentoj faktin për rëndësinë e protestave në Tiranë  për Kosovën , për djepin e shqiptarizmt , për Dardaninë heroike.

Unë Skënder Sadri KAPITI nga Durrësi me prindër nga Kosova i mbështes fort protestat e rinisë patriotike në Shqipëri për faktin se përherë të parë në historinë e shtetit të Shqipërisë  këto protesta janë thellësisht patriotike dhe për SHQIPËRINË ETNIKE,për atë  Shqipëri për të cilën kanë sakrifikuar për shekuj e shekuj sidomos shqiptarët e Kosovës.

Shqipëria i ka pasur borxh Kosovës sepse pa sakrificat dhe gjakun e shqiptarëve të Kosovës nuk do kishte ardhur as pavarësia e Shqiërisë, por Shteti shqiptar nuk e ka mbështetur asnjëherë seriozisht Kosovën , pasi politikës në Shqipëri  gjithmonë i ka interesuar vetëm interesi për pushtet, madje në dëm të interesave të Kosovës.

Prandaj këto protesta në Shqipëri i shohin me respekt e me shpresë dhe i mbështesin fort  edhe shqiptarët e Kosovës, Çamërisë, Maqedonisë dhe diaspora.

Kosova kishte aq shumë nevojë për mbështetje nga Shqipëria për ndërtimin e shtetit ligjoer e demokratik sepse Kosova është shtet i ri; Kosova kishte shumë nevojë për shtetin amë Shqipërinë sic e konsiderojnë akoma ata Shqipërinë, por Shqipëria sidomos kjo Shqipëria e sotme  nën regjiin korruptiv e antikombëtar për shqiptarët e Kosovës u soll si njerkë.

Kosova kishte nevojë për mbështetje  politike, diplomatike e ushtarake  për mbrojtjen e territorit dhe të sovranitetit, dhe jo për një qeveri e kryeministër si ky i sotmi që ishte pro cdo projekti antiKosovë të Beogradit. Prandaj fitorja e një pushteti kombëtar  për interesin kombëtar në Shqipëri do ishte mbështetje dhe ndihmë e madhe për shtetin e Kosovës.

Për Kauzën Kombëtare Shqiptare kam shkruar katër Libra: “TRIUMFI I KOMBIT”, “PESË LETRA DREJTUAR KOMBIT” , “PA UÇK-NË DHE NATON-N NUK DO KISHIM SOT SHTETIN E KOSOVËS”dhe “SHBA DHE REFORMA E DREJTËSISË NË SHQIPËRI -VETING-U”.

E mbështes fort këtë protestë në Tiranë ashtu sikurse që kam mbështetur edhe Lëvizjen gjithshqiptare patriotike paqësore të Ibrahim Rugovës dhe Luftën e madhe patriotike të UÇK-së.Këto protesta patriotike në Tiranë  janë Lëvizja më e madhe patriotike në Shqipëri për Shqipërinë etnike, pasi Shqipëria në mbi 100 vite shtet  ka pasur një politikë pushteti e cila nuk ka bërë ndonjë gjë të madhe të hajrit për Shqipërinë dhe jo më për Kosovën dhe për cështjen gjithkombëtare shqiptare.

 

Është për të ardhur keq që  sot, pra gjatë këtyre 30 viteve të tranzicionit  jo vetëm politika dhe pushteti i PS-së  dhe  PD-ja  por edhe mediat dhe intelektualët, por madje edhe në tërësi e gjithë shoqëria në Shqipëri e mbajnë në pushtet antikosovarin më të madh  pas Vuçiçit, Edi Ramën, i cili i bën fshirjen dhe harresën, i cili i bën avokatinë mbrojtëse  dhe rehabilitimin e ishministrit të regjimit genocidist të Millosheviçit,  Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Prandaj nëse Shqipëria  don që t’i bëjë ndonjë të mirë Kosovës është ajo që , populli shqiptar në Shqipëri, është që Shqipëria ta largojë zullumqarin antishqiptar Edi Rama nga pushteti, pushteti i të cilit është kërcënim edhe për vetë Shqipërinë. Dhe këtë po kërkojnë protestuesit patriotë në Shqipëri: largimin dhe ndëshkimin e politikës së vjetër, e kësaj politike e cinteresuar tërësisht për interesin kombëtar, të kësaj politike të tradhtisë publike e kombëtare, të eksodit të shqiptarëve,  të korrupsinit e të pazareve deri edhe me trojet shqiptare.

Mirëpo deri më sot,është për të ardhur keq që as mediat dhe as shoqëria shqiptare nuk është se e kanë kundërshtuar vecse shumë rrallë e sipërfaqësisht qëndrimin pro Beogradit të Ramës në lidhje me Kosovën.

Kryemistrin e zgjedhur prej tyre; shoqëria dhe mediat në Shqipëri nuk i kundërshtuan seriozisht asnjëherë për dëmet  që Rama  i ka bërë Kosovës dhe shqiptarëve në tërësi; nuk e kundërshtuat kur Rama vendosi traun ndarës, Taksën e gjobës për shqiptarët e Kosovës në “Rrugën e Kombit”; nuk kundërshtuan as kur Rama mbështeti fuqishëm  coptimin e Kosovës;nuk e kundërshtoi Shqipëria qeverinë  dhe kryeministrin Rama për projektin e tij antiKosovë të Minishengenit;  i cili arriti deri aty sa ia delegoi poresidentit të Serbisë edhe të drejtën që ta përfaqësonte edhe Shqipërinë në takimin e tij me Presidentin francez për projektin e “Open Ballkanit”; nuk e kundërshtoi  shoqëria, as akademia  dhe as mediat e Tiranës sanksionet e Edi Ramës kundër Kosovës; nuk e kundërshtoi shoqëria dhe as mediat në Shqipëri vëllazërinë e tij me kriminelin Vucic; edhe atë se Edi Rama nuk e njeh genocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës përderisa as nuk ka miratuar parlamenti rezolutë që dënon genocidin serb; nuk e kundërshtuan në Shqipëri   as deklarimin e tij se Veriu i Kosovës është tokë e askujt.

Edi Rama aq antikosovar është treguar pasi arriti deri atje sa që propozoi një Konferencë ndërkombëtare për Kosovën , që do ishte një rikthim i Kosovës me statusin e një  krahine të Serbisë, dhe po këtij qëllimi i shërbente edhe orvajtja tjetër që Veriu i Kosovës të vihen nën kontrollin e NATO-s , pra për të mbrojtur serbët atje sikur gjoja ata ndjeheshin të kërcënuar në Shtetin e Kosovës.

 

Rinia, studentët dhe qytetarët shqiptarë në Shqipëri kanë  një muaj që protestojnë kundër regjimit antikombëtar ,kundër korrupsionit dhe të pazareve të tij me sovranitetin dhe me territorin e Shqipërisë. Mediat dhe mercenarët mediatikë nga Shqipëria  por edhe nga Kosova bëjnë alarmin dhe zhurmën  pse në këto protesta ka edhe kosovarë, në një kohë kur  ata nuk folën por janë avokatë të Kryeministrit për veprimet dhe sjelljet e tij kundër Kosovës.

Është për t’u cuditur se si ka mundësi që edhe opozita politike   në Kosovë është mbështetëse fanatike e Kryeministrit të Shqipërisë i cili deklaronte se Veriu i Kosovës është tokë e askujt;  i cili nuk lejonte në stadium flamurin e UÇK-së kur luan Shqipëria dhe  kur kryeministri,socialistët dhe  mediat e tij dhe servilët e tij edhe nga Kosova shqetësohen pse në protestat  e rinisë në Shqipëri protestuesit mbajnë edhe flamurin e UÇK-së kur në Europë  në festat e shqiptarëve, në stadiumet e kampionate europiane valëvitet edhe flamuri i UÇK-së  dhe askush nuk shqetësohet.

Si është e mundur që drejtues të disa  partive politike ,ato opozitare  në Kosovë e Maqedoni të jenë dakord me ato se cfarë thonë Partia Sociaiste e sotme kur etiketon  vullnetarët e komandantët e UÇK -së nga   Shqipëria si mercenarë  kur ata erdhën në Kosovë për të luftuar dhe që disa prej tyre edhe kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës, gjë kjo që është në përputhje të plotë me propagandën shpifëse serbe kundër vlerave të larta  të Luftës së UÇK-së.

Prandaj largimin e Ramës që po e kërkojnë protestuesit patriotë të rinisë gjithëkombëtare shqiptare në Tiranë, kjo është edhe në të mirë edhe të Kosovës, do i shërbente shumë Kosovës, sepse Kosova ka nevojë për mbështetje nga Shqipëria, për mbështetje të politikës,diplomacisë dhe të qeverisë së Shqipërisë.

Durrës. Nga Skënder Sadri KAPITI:jurist, historian, shkrimtar, publicist,  autor i veprave si: “NJERIU FILOZOF, ETIK E POLITIK”, “TRUMFI I KOMBIT”, “PESE LETRA DREJTUAR KOMBIT”,MORALOKRACIA”, “PA SHBA-TË DHE UÇK-NË  NUK DO KISHIM SOT SHTETIN E KOSOVËS”, “SHBA DHE REFOPRMA NË DREJTËSI-VETING-U”, “KRITIKA ETIKE”etj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".