WhatsApp së shpejti me një funksion të ri

  • A.P /
  • 05 April 2023 - 14:57
WhatsApp së shpejti me një funksion të ri

Aplikacioni i Meta-Facebook mund të shtojë opsionin Chat Lock, nëpërmjet të cilit përdoruesit do të kenë mundësi të bllokojnë një bisedë, e cila mund të lexohet vetëm me një akses me gjurmën e gishtit ose një fjalëkalimi.

 

Madje nëse dikush tjetër do të tentojë të hapë këtë bisedë dhe nuk arrin vërtetimin, atëherë ajo do të fshihet.

Gjithashtu bisedat me kod nuk do të jenë të dukshme në listën e chat-eve të aplikacionit, transmeton gazeta “Kosova Sot  Online". Funksioni mund të aktivizohet direkt nga menja e informacioneve të chat-it, dhe me kontakte të veçanta, por edhe me grup.


(Kosova Sot Online)