
Lexoni edhe:
Ja pse Luiz Ejlli duhet ta fitojë 'Big Brother Albania VIP'
Gjiganti gjerman pritet të sjellë modelin e rifreskuar të T-Cross.
Fotot e para të tij u bënë nga fundi i prillit, derisa ky model ishte duke bërë testime, pa u mbuluar me kamuflazh.
Nën një inspektim më të afërt, do të vërehen disa ndryshime në pjesën e përparme, sidomos tek fenerët kryesor dhe ata të mjegullës.
Grila e sipërme duket pak më e madhe dhe ka një model të ri. Ndryshime ka edhe në grilën e poshtme të parakolpit.
Ja pse Luiz Ejlli duhet ta fitojë 'Big Brother Albania VIP'Lexoni edhe:
Ndryshime ka edhe në pjesën e pasme.
Paneli që lidh dritat e pasme LED mund të marrë gjithashtu ndryshime, ndërsa parakolpi mund të ketë pak modifikime për t’u përshtatur më mirë me parakolpin e përparmë.
Pamja e përditësuar nuk do të sjellë megjithatë ndryshime edhe në motor, i cili do të vij i njëjtë me modelin aktual.
Në Evropë, motori 1.0 litërsh me tre cilindra TSI, do të vazhdojë të shërbejë si opsioni bazë, ndërsa 1.5 TSI me katër cilindra, do të vazhdojë si motori kryesor.
Një tjetër motor me naftë 1.6 litra, ishte në dispozicion më parë për crossover-in, por nuk është më një opsion në shumicën e tregjeve rreth Kontinentit të Vjetër.
T-Cross i rindërtuar, pritet të debutojë më vonë këtë vit, por një datë e prezantimit zyrtar, ende nuk është caktuar.
(Kosova Sot Online)