Ja pse Luiz Ejlli duhet ta fitojë 'Big Brother Albania VIP'

  • A.P /
  • 04 May 2023 - 19:31
Ja pse Luiz Ejlli duhet ta fitojë 'Big Brother Albania VIP'

Luiz Ejlli me përformancën që ka treguar gjatë 136 ditëve do të mbetet në historinë e "Big Brother Albania VIP" si lojtari më i fortë, më i kompletuar, më popullor dhe padyshim fitues meritor me datë 6 maj, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Së fundi Luizi,  ka dhënë argumentet e tij se pse duhet ta fitoj Big Brother-in. 

Ai ka theksuar se ka bërë një lojë dinamike që e ka bërë dallimin. 

Për Kristin ka thënë se është një kopje e kopjes dhe ka dalë shëmtuar, për Dean se ka pas fat, ndërsa për Efin ka thënë që është lojtare.


“Çka është bërë, është bërë.Njerëzit tashmë e kanë krijuar bindjen për secilin prej banorëve. Ne duam të gjithë ta fitojmë, por ndryshimi se unë këtë fitore e shoh si diqka jetike.Që ditën që kam hyrë kam vendosur që ky do të jetë formati i fundit që do marrë pjesë. Prandaj kam dëshirë ta mbyllë duke fituar.
Me muzikë do të vazhdojë, por jo duke marrë pjesë në kompeticione apo festival ose gara tjera”, është shprehur Luizi.

(Kosova Sot Online)