Mercedes prezanton serinë CLE Coupe

  • A.P /
  • 07 September 2023 - 15:00
Mercedes prezanton serinë CLE Coupe

Gjigandi gjerman i prodhimit të veturave Mercedes Benz, përfundimisht e ka gjetur pasardhësin e veturave C dhe E Coupe.

Nesër, më 5 korrik do të lansohet seria e re CLE Coupe. Kjo seri do t’i zëvendësojë dy modelet e tjera Coupe apo (me dy dyer) C dhe E-Class.

 

CLE do të garojë drejtpërdrejtë me BMW serinë 4 Coupe. Kjo seri e Benzit, do të “përditësohet” edhe me variantin e konvertueshme dhe AMG.

Ende nuk janë bërë të ditur të gjitha detaje rreth kësaj veture. Megjithatë ky model do të ndjekë pak a shumë hapat e serisë sedan C-Class.

(Kosova Sot Online)