Kjo është vetura elektrike me rrezen më të gjatë në botë

  • A.P /
  • 20 September 2023 - 14:57
Kjo është vetura elektrike me rrezen më të gjatë në botë

Pa ndihmën e energjisë diellore, studentët nga Universiteti Teknik i Mynihut (TUM) në Gjermani vendosën një rekord të ri botëror për makinën elektrike me rrezen më të gjatë në botë me prototipin e tyre “muc022” me një ulëse.

 

Vetura e tyre ka arritur të përshkojë 2,575 kilometra përpara se bateria të ishte plotësisht e zbrazur.

Për ta arritur këtë, ekipi TUfast Eco modifikoi automjetin që ishte përdorur më parë në garat e tjera për makina elektrike efikase, duke u përqendruar në bërjen e tij sa më aerodinamike dhe sa më të lehtë, si dhe vendosjen e një baterie më të madhe me fuqi 15.5 kilovat-orë.

Makina peshon vetëm 170 kilogram dhe motori i vetëm elektrik sinkron me magnet të përhershëm ka një fuqi prej vetëm 400 vat.

(Kosova Sot Online)