Pranimi në KE e bënë Kosovën me peshë më të lartë, si subjekt të pavarur shtetëror në Evropë

Pranimi në KE e bënë Kosovën me peshë më të lartë, si subjekt të pavarur shtetëror në Evropë
Pranimi në KE e bënë Kosovën me peshë më të lartë, si subjekt të pavarur shtetëror në Evropë

Muhamet Kelmendi

  • 05 May 2024 - 08:58

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Kështu hapet perspektiva edhe për njohje të shtetit të Kosovës nga shtetet që ende nuk e kanë njohur. Këtu duhet përmendur pesëshen e BE-së. Me këtë anëtarësim, pra, në Këshillin e Evropës humbë në peshë qëndrimi serb për të mos e njohur shtetin e Kosovës. Fiton shumë politika paqësore e Kosovës.

 

 

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është një fitore e madhe në politikën Evropiane dhe më gjerë. Shteti me anëtarësim fiton subjektivitet më të lartë të pavarur dhe hyn në kuadër të shteteve sovrane me peshë në kontinentin e vjetër. Natyrisht se anëtarësimi është edhe mjet nga Republika e Kosovës dhe subjektet e ndryshme e fitojnë të drejtën që çështjet e brendshme dhe ato të jashtme, konfliktuoze, të kërkojnë të shqyrtohen pranë Gjykatës Evropiane për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Këtu është fjala për konfliktet juridiko-gjyqësore të brendshme e që në Kosovë ka përfunduar shqyrtimi kryesor dhe nuk ka mjet juridik brenda vendit. Anëtarësimi i hap mundësitë edhe për të akuzuar subjektet fizike dhe ato juridike, deri edhe shtetin, organet dhe shtetin serb, lidhur me çështjet e pazgjidhura në fusha të ndryshme si dhe shkeljet që bëhen.

 

Këtu po përmendi pensionet e pensionerëve të Kosovës, çështjen e pronës së tundshme dhe të patundshme, të mjeteve që kanë qenë të kursyera në bankat serbe, për dokumentet e vjedhura, artefaktet historike dhe shumë çështje tjera. Edhe shkeljet ndaj qytetarëve të Kosovës mundë dhe shqyrtohen. Fitore tjetër është edhe e drejta që shteti të padis Serbinë në Gjykatat Ndërkombëtare për gjenocid dhe dhunën e terrorin e bërë mbi Kosovë. Serbia kështu mundë të paditet dhe për demin material dhe moral të shkaktuar gjatë luftës gjenocidiale ndaj shqiptarëve në Kosovë. Këto çështje mundë dhe duhet të shqyrtohen në gjykatat ndërkombëtare. Kështu hapet perspektiva edhe për njohje të shtetit të Kosovës nga shtetet që ende nuk e kanë njohur. Këtu duhet përmendur pesëshen e BE-së.

 

Me këtë anëtarësim, pra, në Këshillin e Evropës humbë në peshë qëndrimi serb për të mos e njohur shtetin e Kosovës. Fiton shumë politika paqësore e Kosovës. Natyrisht se për të ardhur te anëtarësimi kërkohet të mos ndalet tash Kosova në lobim me shtetet në Këshillin e Evropës. I takon të angazhohet maksimalisht. Anëtarësimi në KiE është akt ndërkombëtar dhe Kosova fiton në peshë si subjekt i pavarur shtetëror në botë. Fiton kështu shtetësia e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".