A duhet ta lini telefonin në karikim gjatë gjithë natës?

  • A.P /
  • 21 November 2023 - 14:48
A duhet ta lini telefonin në karikim gjatë gjithë natës?

Në botën e baterive litium-jon, telefonat inteligjentë zënë vendin kryesor. Megjithatë, ato kanë ndezur gjithashtu një debat të vazhdueshëm: a e dëmton karikimi i zgjatur (ose brenda natës) baterinë e celularit?

Një sërë faktorësh përcaktojnë jetëgjatësinë e baterisë së telefonit, duke përfshirë “moshën” e prodhimit dhe “moshën” kimike.

Kjo e fundit i referohet degradimit gradual të baterisë për shkak të variablave të tilla si luhatjet e temperaturës, modelet e karikimit dhe shkarkimit dhe përdorimi i përgjithshëm.

 

 

Me kalimin e kohës, plakja kimike e baterive litium-jon  zvogëlon kapacitetin e karikimit, jetëgjatësinë e baterisë dhe performancën.

Studimet kanë zbuluar se një bateri e smartfonëve të vitit 2019, mesatarisht, mund t’i nënshtrohet 850 cikleve të plota ngarkimi/shkarkimi përpara se të bjerë në kapacitetin nën 80%.

Kjo do të thotë se vetëm 80% e kapacitetit fillestar të baterisë mbetet pas rreth dy deri në tre vjet përdorim. Në këtë pikë bateria fillon të shterohet dukshëm më shpejt.

A duhet të rimbushet celulari gjatë natës?

Shumica e telefonave inteligjentë të gjeneratës së re do të duan diku nga 30 minuta deri në dy orë  për t’u ngarkuar plotësisht.

Koha e karikimit ndryshon në varësi të kapacitetit të baterisë së pajisjes suaj, kapacitetet më të mëdha kërkojnë më shumë kohë, si dhe nga sa energji  furnizon karikuesi që dispononi.

Karikimi i telefonit gjatë natës nuk është vetëm i panevojshëm, por gjithashtu përshpejton plakjen e baterisë. Ciklet e plota të karikimit (nga  0%–100%)  duhet të shmangen për të maksimizuar jetëgjatësinë e baterisë.

“Karikimi i baterisë deri në 100% shumë shpesh mund të ndikojë negativisht në jetëgjatësinë e përgjithshme të baterisë.” 

(Kosova Sot Online)