Çfarë do të thotë kur ndizet drita e motorit tek vetura juaj?
Një shofer i mirë duhet të jetë në gjendje të marrë parasysh të gjitha sinjalet e mundshme që jep makina e tij, për të evituar problemet e mundshme që mund të ndodhin.
Por, çfarë do të thotë kur ndizet një dritë e motorit tek makina e juaj?
Drita e kontrollit tek motori i automjetit e njohur ndryshe edhe si llamba treguese e mosfunksionimit (MIL) është një sinjal nga kompjuteri i motorit se diçka nuk është në rregull.
706137
Siç raportohet kjo dritë mund të tregojë një problem të vogël si përshembull kur kapaki për ruajtjen e karburantit është me defekt, por gjithashtu mund të nënkuptojë edhe ndonjë problem më serioz sikurse mosfunksionimi apo mos ndezja e motorit.
Por, tregohuni vigjilentë dhe dërgojeni veturën për servis për ta riparuar problemin dhe për ta fikur dritën.
Simboli i motorit vjen me ngjyrë portokalli, të verdhë ose me ngjyrë qelibari, në varësi të prodhuesit.
(Kosova Sot Online)